Shqipëria

Zbulohet identiteti i shqiptarëve që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Greqi


Autoritetet greke kanë identifikuar pesë shqiptarët, të cilët humbën jetën nga një aksident tragjik në Edessa pasi makina u përplas me kamionin.

Bëhet fjalë për shoferin, Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50-vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16-vjeç dhe Gazment Brahaj, 47-vjeç.

Muçaj ishte me origjinë nga Durrësi, ndërsa mediat bënë me dije se viktimat ishin punëtorë sezonalë dhe po udhëtonin drejt Malit të Zi.

Aksidenti rrugor ndodhi kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, për shkaqe ende të panjohura u përplas me një kamion ‘kokë më kokë’.

Sipas mediave greke, automjeti i shqiptarëve kishte dalë nga korsia e saj në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Forcat zjarrfikëse arritën të nxjerrin trupat e pajetë të shqiptarëve.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore