Shqipëria

Zbatimi i hartës së re gjyqësore, Manja pret në zyrë kryeprokurorin Çela dhe Llagamin


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka pritur në një takim këtë të enjte kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami dhe kryetarin e Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela me fokus zbatimin e hartës së re gjyqësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Manja bëri të ditur se, qëllimi i takimit ishte të diskutohej për përmbushjen e Hartës së Re Gjyqësore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Gjirokastrës.

Bashkëpunimi dhe dialogu i hapur me kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorin e Përgjithshëm shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së problemeve dhe përmirësimit të shërbimeve ligjore për qytetarët.

“Biseduam për ecurinë e zbatimit të Hartës së Re Gjyqësore në Tiranë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër, me fokus zgjidhjen e problemit afatshkurtër dhe afatgjatë për godina pune për gjyqtarët dhe prokurorët në këto rrethe gjyqësore”, shkruan Manja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore