Teknologji

YouTube TV planifikon shtimin e reklamave që nuk mund të hiqen


Në eventin e YouTube Brandcast, u njoftua se YouTube së shpejti do të shtojë reklama me kohëzgjatje prej 30 sekondash në televizorët e lidhur me aplikacion.

Sipas YouTube, shikuesit do të hasin një reklamë prej 30 sekondash në vend të dy reklamave të njëpasnjëshme prej 15 sekondash, megjithëse reklamat më të shkurtra nuk do të zhduken plotësisht.

YouTube TV begins testing multiview to let sports fans watch four games at once - The Verge

Reklamat me kohëzgjatje prej 30 sekondash do të jenë në dispozicion për YouTube Select, një platformë që ka përmbajtje më të rëndësishme në YouTube.

YouTube pretendon se shumica e shikimeve në YouTube Select vijnë nga televizorët, duke e bërë atë platformën ideale për reklama më të gjata.

Në të njëjtën kohë, YouTube ka njoftuar se do të fillojë testimin e reklamave që shfaqen kur shikuesi ndalon një video në një televizor të lidhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore