Sport

Youri Tielemans, belgu i shumëkërkuar nga elitarët evropian


Youri Tielemans është shndërruar në një ndër mesfushorët më të mirë në elitën e futbollit anglez.

Paraqitjet e tij me Leicester City-n sa shkojnë e bëhen më të mira dhe më kualitative.

Futbollisti që i solli Leicester City-t titullin e FA Cup sezonin e kaluar, vazhdon që të jetë në rritje gjatë gjithë kohës.

Së fundmi, goli i tij i bukur në përballjen përballë Manchester United ku dhelprat fituan me rezultat 4-2, e bëri emrin më të përmendur në ballinat sportive të ishullit.

Normalisht që paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, dhe emri i tij tashmë është i lidhur me elitarët e futbollit evropian.

Së fundmi, në garë është futur Chelsea, por Blutë e Londrës  nuk janë skuadra e parë që kërkon shërbimet e tij.

Youri Tielemans e refuzoi rinovimin e kontratës verën e kaluar, dhe me shumë mundësi ai do të largohet nga dhelprat gjatë verës së vitit 2022.

Siç raporton e përditshmja the Athletic, edhe skuadra nga Leicestershire është pajtuar me këtë vednim.

Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Manchester United, Juventus dhe Chelsea, lufta për shërbimet e Tielemans, padyshim që premton spektakël.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore