Sport

Yjet e Interit mund të largohen këtë verë


Romelu Lukaku, Lautaro Martinez dhe Achreef Hakimi

Edhe pse skuadra e Interit, arriti që të fitojë titullin e 19-të në historinë e tyre, pas 11 vitesh pritje, problemet që klubi zikaltër po hasë në financa, mund të sjellë në largimin e yjeve si Romelu Lukaku.

Sipas Corriere dello Sport, sulmuesi belg ka tërhequr vëmendjen e Manchester City dhe Chelsea, për të cilën, klubi i Intert janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat prej 120 milion euro për 28-vjeçarin.

Lukaku ka qenë në formë të mirë këtë sezon, duke shënuar 22 gola në Serie A.

Alessandro Bastoni është një tjetër lojtar i emëruar në raport që ka mundësi të largohet nga kampionët e Italisë.

Edhe një herë, Manchester City thuhet të jenë të përfshirë, pasi Pep Guardiolas i pëlqen shumë stili i lojës së qendërmbrojtësit 22-vjeçar.

Po ashtu sulmuesi Lautaro Martinez, i cili ishte i lidhur ngushtë me një transferim në Barcelonë verën e kaluar dhe mbrojtësi anësor Achraf Hakimi, për të cilin thuhet të jetë i interesuar Arsenali, janë emëruar të dy si anëtarë të skuadrës të cilët potencialisht mund të largohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore