Sport

Xhudo: Nora dhe Distria kalojnë me sukses, ndërsa mposhtet Flaka në Kampionatin Evropian


Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha, janë tri nga gjithsej gjashtë xhudistët kosovarë që po zhvillojnë ndeshjet e tyre sot (e premte) në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Nora Gjakova, ka kaluar në çerekfinale të këtij kampionati, ku ajo ka mposhtur në raundin e tretë, xhudistën nga Rusia, Daria Mezhetskaia.

Gjakova e cila garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, në çerekfinale do të përballet me portugezen Telma Monteiro.

Gjithashtu, xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar raundet e para të këtij kampionati.

Ajo ka fituar në raundin e dytë përballë përfaqësueses së Italisë, Giorda Francesca.

Në raundin e tretë luftën në tatam do ta zhvillojë me izraeliten, Shira Rishony.

Ndërsa xhudistja tjetër Flaka Loxha nuk arriti sukses në këtë kampionat, e cila u mposhtë në raunin e parë.

Ajo nuk ka arritur që të kalojë në raundin e dytë të Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë, ku është mposhtur nga xhudistja sllovene, Kaja Kajzer.

Ndërsa Akil Gjakova dhe Laura Fazliu o të ndeshen të shtunën, teksa ditën e diele o të luftojë Loriana Kuka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore