Veç të qenurit një këngëtare shumë e dashur nga publiku, Xhensila Myrtzaj, ka dëshmuar të jetë po aq e dashur edhe nga syri i kamerave.
Xhensila, shpesh herë ndan momente nga jeta e saj personale e ajo profesionale, duke i publikuar ato përmes imazheve në rrjetet sociale, ku vetëm në llogarinë e saj të Instagram-it numëron afro 2 milionë sosh.
Së fundmi, ylli i këngës “Paris” ka publikuar disa fotografi teksa është shfaqur e veshur me bikini ku edhe ka ekspozuar format e lakmueshme trupore, përkundër faktit të të qenurit nënë.
“Lëre diellin të ndriçojë në zemrën tënde”, ka mbishkruar këngëtarja.
Fotografitë u komentuan shumë dhe si përherë në postimet e Xhensilës, vazhduan të dominojnë kritika nga më pozitivet.
Mungesë me komente nuk shënuan as kolegët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Xhensilës.
Këngëtarja rezervoi komplimente nga figurat publike si; Bleona Qerreti, Sellma Kasumoviq e Miranda Dupi.
Madje, në një prej imazheve të publikuara përfshihet edhe bashkëshorti i saj, aktori i komedisë, Bes Kallaku.
Ndryshe, Xhensila Myrtezaj nuk ka sjellë akoma projekt të ri muzikor për këtë vit, i fundit mbetet bashkëpunimi me Ardian Bujupin në këngën e tyre – “Panorama”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Diddy heq të gjitha postimet në Instagram, duke përfshirë videon e kërkim faljes ndaj Cassie, mes dramës ligjore
-
ABCDE e melanomës – Neglizhenca dhe frika i bëjnë njerëzit të hezitojnë, intervistë e dermatologe Jorida Meminit për Albanian Post
-
Jennifer Hudson thotë se babai i saj “me sa duket” kishte 27 fëmijë
-
Trajtimi i ri me valë goditëse rezulton pozitiv në rigjenerimin e indit të zemrës
Lajmet kryesore
-
Vizita e gjeneralmajorit amerikan në Shqipëri, përforcim i partneritetit në mbrojtje
-
Bajrami: Spanja skuadër favorite për të fituar Evropianin – Duhet të luftojmë në fushë për të marrë maksimumin
-
Paraleli i 38-të, kufiri i absurdit që ndan Koretë
-
Bajrami i reagon Muratit: Falë mospunës tuaj 61 mijë familje jetojnë në varfëri ekstreme