Kosova

Bajrami i reagon Muratit: Falë mospunës tuaj 61 mijë familje jetojnë në varfëri ekstreme


Hykmete Bajrami

“Propaganda e ministrit që rritjen e  varfërisë mundohet ta shesë si sukses”, ka thënë Hykmete Bajrami.

Këto komente, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka bërë pasi që Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për gjashtë muaj me radhë dikasteri që e drejton ka mbështetur mbi 61 mijë familje të cenueshme, pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta, duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike.

“61 mijë familje në vendin tonë u subvencionuan për faturat e energjisë elektrike në gjashtë muajt e fundit. Financim ky komplet nga BE për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Pra, ajo ka shpjeguar se Bashkimi Evropian është institucioni që duhet të falënderohet për këtë ndihmë e Qeveria Kurti me ministër Muratin “duhet të mbahet përgjegjëse që përkundër faktit që erdhën në pushtet duke premtuar lirim të çmimit të energjisë elektrike e rritën atë deri në papërballushmëri për 61 mijë familje në Kosovë”.

“Falë politikave dhe mospunës së kësaj Qeverie sot 61 mijë familje apo rreth 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme dhe ministri i financave mundohet që këtë ta shes si lavd”.

Në fund, ajo potencoi “propaganda nuk kalon!”.

Lavdërohet Murati: Kemi mbështetur mbi 61 mijë familje duke ua subvencionuar faturat e rrymës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore