Sport

Xhaka rrezikon dënim të madh, godet kundërshtarin me stilin e Zidane (VIDEO)


Taulant Xhakën nuk e mbajtën nervat sot (e diele) në ndeshjen që skuadra e tij, Basel-i, u mposht me rezultat 0:2 nga Zurich-u.

Reprezentuesi i kombëtares shqiptare humbi durimin në minutat e fundit, teksa e goditi kundërshtarin me kokë në gjoks në stilin e Zinedine Zidane që e kishte goditur Marco Materazzi-n në finalen e Kampionatit Evropian të vitit 2006.

Pas këtij momenti, Xhaka u ndëshkua me karton të kuq, derisa mbetet të shihet edhe dënimin që do ta marrë ai.

Vlen të theksohet se me karton të kuq në fund të ndeshjes u ndëshkua edhe mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu që luan në radhët e Zurich-ut.

Ndërsa te Basel-i u ndëshkuan edhe Kasim Adams dhe Ëouter Burger (të gjithë pas minutës së 85-të).

Kujtojmë që me këtë humbje, Basel-i rrëshqet në pozitën e pestë në tabelë me 42 pikë, ndërsa Zurich mban pozitën e tetë me pesë pikë më pak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore