Shqipëria

Xhaçka zbulon dy pritshmëritë për samitin e 6 dhjetorit BE-Ballkani Perëndimor


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur për samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet në Tiranë në 6 dhjetor.

Ajo theksoi se mbajtja e samitit në Tiranë, flet për ndryshime madhore gjeopolitike të BE.

“Pritshmëritë për samitin janë të dyfishta. Së pari, riafirmimi i një angazhimi të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimi i hapave pozitivë në të gjitha proceset përkatëse të integrimit evropian të vendeve të rajonit”.

Së dyti, sipas Xhaçkës pritet forcimi i bashkëpunimit midis dy rajoneve në fusha si siguria dhe politika e jashtme.

“Samiti duhet të shërbejë si një rast ku bollëku i një morie angazhimesh midis dy rajoneve vjen në fuqi, nga siguria te çështjet e politikës së jashtme, te sundimi i ligjit, tregu i brendshëm dhe bashkëpunimi sektorial si energjia, transporti, digjitalizimi, etj”.

Për ministren, samiti është edhe mundësi e mirë për t’iu treguar udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur.

Takimi i Udhëheqësve të Mynih-ut (Munich Leaders Meeting 2022), bashkë-organizuar nga Rumania këtë vit, organizohet në kuadër të Konferencës së Munihut për Sigurinë (MSC).

Ajo njihet ndryshe edhe si Core Group Meeting (Takimi i Grupit Bërthamë).

Takimi ofron një mundësi të mirë për të diskutuar mbi sfidat kryesore të sigurisë në Evropën Lindore dhe Juglindore, përfshirë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të Detit të Zi.

Kjo, si edhe kërcënimin që paraqet Rusia për rendin ndërkombëtar, duke marrë parasysh mësymjen ushtarake ndaj Ukrainës.

24 orë më pas, do të nisë në Bukuresht edhe ministeriali i ministrave të jashtëm të vendeve aleate të NATO-s.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi i kryediplomatëve paraqet një mundësi mjaft të mirë për analizimin e situatës aktuale të sigurisë.

Kjo, veçanërisht për vijimin e luftës në Ukrainë si dhe zbatimin e vendimeve kyçe të marra nga drejtuesit e qeverive në samitin e NATO-s në Madrid gjatë muajit qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore