Stil

‘White Lives Matter’, dhe Kanye West bëhet sërish kontrovers në Paris


Ishte parashikuar si një shfaqje surprizë, por rezultoi edhe më e paparashikueshme se aq!

Një “catwalk” (ecje në pasarelë) nga ana e Kanye West, në Paris Fashion Week, me një bluzë e cila, të thuash aspak tipike, është realisht pak…

“White Lives Matter”, shkruhej në të, duke e marrë sloganin e famshëm “Black Lives Matter”, të protestave kundër diskriminimit racor në SHBA dhe duke e kthyer në radikalisht të kundërtën e saj.

Kishim parë “Human Lives Matter”, për ta baraspeshuar çështjen.

Por, jetët “e bardha”? Kurrë!

Madje, Kanye, si gjithnjë, arrin ta bëjë gjithçka edhe më kontroverse se sa pandehet përfundimisht, pas në pamjen ballore të bluzës, ishte një foto e as më pak, as më shumë, por vetë Papa Francesco-s.

Përpara se spektakli të fillonte, ai i tha gjithë turmës pa iu dridhur zëri se “të gjithë e dinë, se ai vetë është një lider dhe është i pamenaxhueshëm”.

Asgjë nuk i menaxhoi në fakt as komentet në rrjet, pasi fotografitë e veshjes së Kanye, bënë xhiron e rrjetit.

Kjo nuk është hera e parë që Ye (emri i ligjshëm i Kanye), bëhet problem në çështjet e diskutimeve mbi diskriminimin racor.

Në vitin 2018, ai tha se 400 vitet e skllavërisë në SHBA, “kanë qenë çështje zgjedhjeje”, duke shkaktuar sërish shumë zhurmë.

Nga kjo deklaratë e fortë, ai më pas u tërhoq, por pa diskutim që fjalia la gjurmë – për keq – dhe u bë e paevitueshme përmendja e saj në çdo histori kur Kanye, shkakton kontroversion.

Por Kanye është Kanye dhe kudo shkon, mbi të gjitha në Paris, ai zhurmon më shumë se kushdo.

Fundja, e thotë edhe në këngën e famshme me legjendën tjetër të rap-it amerikan, Jay-Z, në këngën e tyre “Ni**as in Paris”: They going gorillas (po luajnë mendsh).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore