Lajme

Wallace: Rusia ka humbur 450 persona


Sekretari i Mbrojtjes për Mbretërinë e Bashkuar, Rt. Hon Ben Wallace, ka deklaruar se vlerësimi i shërbimeve të inteligjencës në Britani ka treguar se Rusia dështoi që në ditën e parë, për të marrë ndonjë nga objektivat e saj.

“Dështoi sepse ukrainasit luftuan”.

“Dështoi për shkak të egos së Putin-it i cili besoi se bota do ta shihte si një çlirimtar.”

“Ajo dështoi për shkak të ndihmës vdekjeprurëse që lejoi ukrainasit të sulmonin tanket dhe avionët rusë”.

Ben Wallace vazhdoi duke thënë se “kanë humbur rreth 450 persona, pjesë e forcave të armatosura ruse. Ata kanë dështuar me elitën e tyre Spetsnaz për të marrë aeroportin në veri të Kievit”.

Gjithashtu ka mbrojtur refuzimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur një zonë ndalim-fluturimi që po krijohet mbi Ukrainë, duke vënë në dukje faktin se vendi nuk është anëtar i NATO-s.

Wallace thotë se “për të krijuar një zonë ndalim-fluturimi, do të më duhej të vendosja avionët luftarakë britanikë drejtpërdrejt kundër avionëve luftarakë rusë. NATO-s do të duhej t’i shpallte në mënyrë efektive Rusisë. Sepse kjo është ajo që ju do të bënit”.

“Me gjithë sponsorizimin dhe mbështetjen e Britanisë për Ukrainën që nga viti 2008, duke u përpjekur për të ndihmuar Ukrainën në NATO, kombet e tjera nuk donin që ato të hynin”, thotë Wallace.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore