Lajme

Vuçiç thotë se “do ketë presion të madh për Kosovën” në fillim të vitit 2024


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për televizionin TV Prva ka thënë se pret “presion të madh për Kosovën” gjatë dy muajve të parë të vitit 2024.

“Në fund të janarit dhe në gjysmën e dytë të shkurtit, presionet do të jenë më të ashpra”, tha Vuçiç.

Por, theksoi se “do të ketë përgjigje të qarta nga ana jonë”, derisa ka shtuar se “do të ketë një fushatë rreth zgjedhjeve për Parlamentin Evropian”.

“Secili nga ata që e urrejnë Serbinë, do të na tregojë për Serbinë, se si ne jemi guvernatorë rusë, se si nuk ka demokraci në Serbi”, shtoi ai.

“Meqë mendojnë se do të marrin ndonjë votë shqiptare më shumë ose nuk e di çfarë, sepse këta janë të gjithë njerëz që jo vetëm mbështesin një Kosovë të pavarur, por janë shprehur lobistë shqiptarë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore