Lajme

Vuçiç takon Orban-in, flasin për çështje rajonale dhe situatën gjeopolitike


Aleksander Vucic dhe Viktor Orban

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar të mërkurën me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në prag të Samitit të parë Global për Energjinë Bërthamore, me të cilin kanë diskutuar për situatën rajonale dhe atë gjeopolitike.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Vuçiç, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Me mikun tim Viktor Orban në darkën para fillimit të dy samiteve të mëdha që do të mbahen nesër në Bruksel. Biseduam për të gjitha temat me rëndësi për vendet tona, shkëmbyen mendime për situatën aktuale gjeopolitike, çështjet rajonale dhe energjinë”, ka shkruar Vuçiç.

Edhe më 2 mars, Vuçiç, në Beograd ishte takuar me Orban, me të cilin kishte biseduar për situatën në Kosovë.

Lajmi ishte bërë i ditur nga vetë Vuçiç, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se “kohët e vështira dhe pyetjet serioze janë gjithmonë më të lehta kur i ndani me partnerë dhe miq të sinqertë”.

“Prandaj është gjithmonë një kënaqësi e veçantë që e mirëpres Viktor Orbanin, me të cilin kam shkëmbyer mendime për temat aktuale sot, nga situata në Kosovë, për planet për rritjen ekonomike dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në, deri te ecurinë e projekteve të përbashkëta, bashkëpunimin dhe lidhjen e Serbisë dhe Hungarisë”, shkruante Vuçiç.

Kreu i Serbisë theksonte të jetë “krenar” për mbështetjen dhe marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe dy popujve, pra atij serb dhe hungarez, të cilët, sipas tij, “kanë arritur maksimumin historik dhe ne nuk do të ndalemi me kaq”.

“Rroftë miqësia e serbëve dhe hungarezëve, Serbisë dhe Hungarisë!”.

Vuçiç flet me Orban-in për situatën në Kosovë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore