Lajme

Vuçiç për mbishkrimin në bluzën e djalit të tij: Të gjithë mendojmë kështu, dorëzimi s’është opsion


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar vizitën e djalit të tij që e ka bërë këtë të mërkure, me rastin e Vidovdanit, i cili kishte të veshur një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.

Vuçiç ka thënë se mbishkrimi që ka pasur i biri i tij në bluzë, është diçka që e mendojnë të gjithë serbët.

“Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende aty poshtë, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht siç sillen me të gjithë serbët. T’u them se këtë mendon secili nga ne, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, ka thënë Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

Ndryshe, djali i Presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç, gjendet këtë të mërkure në Komunën e Graçanicës, ku serbët po festojnë Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si Vidovdan. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Djali i Aleksandër Vuçiç është parë duke u përshëndetur me serbët e tjerë që po marrin pjesë në këtë festë gjersa i njëjti ka veshur një bluzë me mbishkrimin nacionalist “dorëzimi nuk është opsion”.

Nuk është hera e parë që Danilo Vuçiç është prezentë në festën e Vidovdanit.

Edhe para 2 vitesh, Danilo, kishte kremtuar këtë ditë me serbë të tjerë në Kosovë duke mbajtur të veshur përsëri një bluzë me mbishkrimin nacionalist “nuk mund të vjedhësh nga shpirti”.

“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan – çka realisht ngjau para 634 vjetësh?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore