Lajme

Djali i Vuçiç-it vjen sërish në Kosovë, për “Vidovdan”


Danilo Vuçiç

Djali i Presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç, sipas raportimeve të disa mediave gjendet në Komunën e Graçanicës, ku serbët po festojnë Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si Vidovdan. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Djali i Aleksandër Vuçiç është parë duke u përshëndetur me serbët e tjerë që po marrin pjesë në këtë festë gjersa i njëjti ka veshur një bluzë me mbishkrimin nacionalist “dorëzimi nuk është opsion”.

Nuk është hera e parë që Danilo Vuçiç është prezentë në festën e Vidovdanit.

Edhe para 2 vitesh, Danilo, kishte kremtuar këtë ditë me serbë të tjerë në Kosovë duke mbajtur të veshur përsëri një bluzë me mbishkrimin nacionalist “nuk mund të vjedhësh nga shpirti”.

“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan – çka realisht ngjau para 634 vjetësh?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore