Sport

Vuajti shumë, por e theu akullin në Serie A


20 xhiro në Serie A nuk arriti të shënojë asnjë gol, por i mjaftuan vetëm 60 sekonda kundër Atalanta-s për të shënuar golin e parë.

Përfaqësuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua në lojë në minutën 81-të, për të shënuar për rezultatin përfundimtar 1:3.

Prizrenasi bëri bujë të madhe kur u transferua në Itali për 18.5 milionë euro nga Fenerbahce.

Por, paraqitjet jo të mira e bën bordin e klubit ta mendojë huazimin/kthimin i tij sërish në Turqi.

Megjithatë, me paraqitjet e fundit më në formë, ka gjasa të fitojë besimin e trajnerit Simone Inzaghi që vazhdimisht po e inkuadron.

Golat tjerë për Lazion u realizuan nga Adam Marusic në minutën e nëntë dhe Joaquin Correa në minutën e 51-të, kurse për Atalanta-n shënoi Mario Pasalic në minutën e 79-të.

Lazio shënon fitore të rëndësishme në Bergamo, në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A, ku pas 20 ndeshjeve pozicionohet në vendin e pestë në tabelë me 37 pikë gjithsej, kurse Atalanta zë vendin e gjashtë me një pikë më pak.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore