Lajme

“Vrau djalin nga pakujdesia” – Dënohet me tre vjet e pesë muaj burgim Skënder Krasniqi


Ilustrim

Me tre vjet e pesë muaj burgim është dënuar Skënder Krasniqi, që më 27 janar kishte qëlluar për vdekje të birin e tij, Albertin.

Sipas vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, vrasja e cila bëri bujë në vend, ka qenë vrasje nga pakujdesia.

“I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Skënder Krasniqi me djalin Albertin

Në 3 vjet e pesë muaj burgim, Krasniqit do t’i llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim që nga 27 janari.

Albert Krasniqi, ish-anëtari i grupit “Babastars” kishte mbetur i vdekur pasditen e 27 janarit.

Ai është qëlluar me armë zjarri nga babai i tij, Skënder Krasniqi, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ngjarja pati ndodhur në orën 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, Prishtinë.

Mësohet se pas vrasjes, autori i krimit kishte informuar policinë për aktin e kryer.

“Rreth orës 17:00 policia është informuar për një vrasje të ndodhur në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ajo ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, pati njoftuar policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes ishin gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore