Lajme

Vrasje e dyfishtë në Gjakovë


Ilustrim

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të dielën rreth orës 20:20 në fshatin Madanaj të Komunës së Gjakovës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshes madhore”, tha Elezaj.

Ai shtoi se në këto momente janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore