Jetesë & Stil

Voton Zanfina Ismaili: Prishtina të fillojë nga zero, kemi mungesë rryme e uji


Zanfina Ismaili - Këngëtare

Të drejtën e saj për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës, e ka shfrytëzuar edhe këngëtarja e njohur kosovare, Zanfina Ismaili, e cila ka thënë se Prishtina ka nevoje të rifillojë çdo gjë për të përmisuar situatën aktuale.

Ismaili, është ankuar mos për mos furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm, labilitetin energjetik, si dhe trafikun e dendur, që sipas saj mbretëron në kryeqytet.

“Është detyrë e jona që gjithqysh duhet me e kry. Prishtina ka nevojë prej zeros mu rregullu gjithçka. Këtu ndoshta duket që krejt në rregull, sidomos në krahasim me qytetet tjera, por këtu kurgjo nuk është në rregull”.

“Më së pari ujë nuk kemi si duhet, pastaj rryma na ndalet, mos të flasim kaosi i madh prej parkingjeve, prej semaforëve që janë bërë të panevojshëm, rretheve të shumta, këtë hallakam dikush duhet me u ndreq”, ka thënë Zanfina në një intervistë për T7.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore