Lajme

Voton ministrja e Arsimit: Qytetarët të vendosin për komunat e tyre


Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit.

Ajo ka votuar në qendrën më të madhe të votimit në Komunën e Prishtinës në “Fakultetin e Edukimit”.

Nagavci i ka ftuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të votojnë në të gjitha komunat ku ka balotazh dhe të vendosin për komunat e tyre për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Nagavci.

Ndërkaq, në këtë raund të zgjedhjeve lokale, në 21 komuna ku do të zhvillohet balotazhi të drejtë vote kanë gjithsej 1 milion 260 mijë e 571 votues, apo 624 mijë e 887 votues më pak krahasuar me numrin e votuesve të certifikuar në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor në 38 Komuna të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore