Zgjedhjet në Kosovë

Voton kandidati për kryetar të Shtimes, Aliu: Vullneti juaj për përmisim hap rrugën e prosperitetit


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke i ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë, ka thënë se vullneti i tyre për përmisim dërgon në qendrat e votimeve derisa aty hapet rruga e proceseve dhe prosperitetit.

“Bashkë me nënën time dhe vëllezërit e mi votuam për të ardhmen e qytetit tonë. Ftoj secilin qytetar, të gjejë nga koha e tij e vlefshme disa minuta dhe të vendosë për qeverisjen e ardhshme. Vullneti i qytetarëve për përmirësim i merr hapat në qendrën e votimit, aty qytetari i hapë rrugë proceseve dhe prosperitetit”, ka shkruar Aliu.

“Shfrytëzoni këtë ditë me mot të mirë, edhe më të mirë se 17 Tetori, për të ardhmen tuaj, të fëmijëve e gjithë shoqërisë. Uroj të jetë ditë e mbarë dhe e qetë me energji dhe ndryshime pozitive”, shtoi ai.

Në komunën e Shtimes, në balotazh ballafaqohet kandidati i LVV-së, Qemajl Aliu i cili në raundin e parë kishte fituar 5 mijë e 964 vota ose 45,29 për qind dhe Naim Ismajli nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili kishte marrë 5 mijë e 824 vota ose 44,23 për qind.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore