Zgjedhjet në Kosovë

Votojnë edhe të burgosurit – 408 deri tani


Në zgjedhjet parlamentare që po vazhdojnë të mbahen në Kosovë, ashtu si edhe në zgjedhjet e kaluara, kanë votuar edhe të burgosur.

Nga 1351 të burgosur në të gjitha qendrat korrektuese në Kosovë me të drejtë vote, deri në ora 14:00 kanë votuar 408 prej tyre.

Florent Gashi, zyrtar për informim, deklaron për Albanian Post, se procesi zgjedhor në të gjitha qendrat korrektuese ka filluar në ora 07:00.
Por, ky proces ka gjasë të përfundojë më herët se orari i zakonshëm, për shkak të numrit të vogël të të burgosurve.

Procesi po zhvillohet në mënyrë të rregullt nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

Sipas SHKK, deri më tash nuk ka pasur ndonjë rast parregullsie gjatë procesit të votimit.

Lista e personave me të drejtë vote është dorëzuar edhe në KQZ.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore