Lajme

Von der Leyen: Negociatat duhet të hapen, shpresoj të vizitoj Shqipërinë


“Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Evropa dhe negociatat duhet të hapen”.

Presidentja e Komisionit Evropian, ursula von der Leyen, ka postuar këtë mesazh në Twitter, pas vizitës zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Bruksel.

“Jam e lumtur që takova kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shpresoj që së shpejti të vizitoj Shqipërinë”.

Presidentja ka theksuar edhe ndihmën që KE-ja do të japë për shqiptarët pas një viti të vështirë:

“Shqipëria mund të ketë besim të plotë në mbështetjen e BE-së për rindërtimin pas tërmetit dhe luftën ndaj pandemisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore