Lajme

Volkswagen-i pret që mungesa e çipave të lehtësohet


Volkswagen-i, prodhuesi gjerman i makinave, pret një goditje të vazhdueshme nga mungesa e gjysmëpërçuesve këtë vit.

Por shefi ekzekutiv i kompanisë, Herbert Diess, ka thënë se përpos kësaj Volkswagen-i duhet të jetë në gjendje të rrisë prodhimin në gjysmën e dytë të vitit.

“Situata e furnizimit po përmirësohet, por edhe në vitin 2022 nuk do të jemi në gjendje të ndërtojmë të gjitha makinat që mund të shesim”, ka treguar ai.

Gjithashtu Diess ka vijuar duke thënë se “shohim mundësi për rritje të mëtejshme të prodhimit, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit”, tregon agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në mbarë botën, prodhuesit e makinave janë goditur nga mungesa e gjysmëpërçuesve e shkaktuar nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit prej pandemisë COVID-19.

Ngjashëm edhe nga rritja e kërkesës për gjysmëpërçues në kompanitë elektronike të konsumit.

Në fillim të shkurtit, Volkswagen-i ka njoftuar se turnet e natës në Wolfsburg do të ndërpriteshin në disa linja prodhimi për shkak të mungesës së çipave.

Sakaq, Diess ka theksuar se rregullimet e kapacitetit do të nevojiteshin gjithashtu në afat të mesëm.

Dhe se furnizimi me çipa është e vetmja sfidë e madhe për momentin, me modelet më të mira të markave Premium të kompanisë, tashmë të shitura për të gjithë vitin 2022.

Kjo teksa bizneset e veta të kamionëve gjithashtu kanë libra të plotë të porosive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore