Përballje

Vojvoda siguron tre pikë të arta për Torinon, Parma bie nga liga


Mërgim Vojvoda ishte njeriu i ndeshjes në sfidën e fundit të javës së 24-të në Serie A, të zhvilluar mes Torinos dhe Parmës, e cila përfundoi me rezultat 1:0.

Vojvoda shënoi golin e fitores për Torinon, i cili rezultoi me tre pikë shumë të rëndësishme për skuadrën e tij.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, u gjend më së mirë në zonën e kundërshtarit, i cili shënoi në minutën e 63-të, pas një asistimi nga Cristian Ansaldi.

Me këtë sukses skuadra e Torinos u ngjit në kuotën e 34 pikëve duke iu larguar zonës së rrezikut me mbijetesën që tashmë është më pranë.

Ndërsa skuadra e Parmës me këtë humbje edhe zyrtarisht, nga edicioni tjetër do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Kujtojmë që Vojvoda u transferua në Torino nga skuadra belge Standard Liege, për shumën e katër milion euro në verën e vitit 2020, ndërsa vlera e tij sipas “transfermarkt” aktualisht është pesë milion euro.

Ndërsa, mbrojtësi kosovar, përveç golit të shënuar kundër Parmës, ka arritur që të asistoj dhe dy herë tjera në këtë sezon.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore