Shqipëria

Vodhi mijëra euro, arrestohet 48-vjeçari në Durrës


Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Karrotreci”.

Në kuadër të tij është arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar që kryente vjedhje me anë mashtrimit, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu policia bën me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin ky shtetas largohej pasi kryente vjedhjet.

Vjedhjet e kryera

Policia njofton se ka zbardhur dhe dokumentuar 5 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në Sukth, Durrës, rreth orës 16:00, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar t’i vjedhë me anë të mashtrimit shumën prej 60 mijë lekë të reja, shtetasit P. Z. (pronar i një karrotreci).

Ky shtetas realizonte skemën e mashtrimit duke telefonuar pronarët e karrotrecave me pretekstin se kishte automjetin e prishur, më pas i kërkonte para atyre për të paguar servisin dhe pasi i merrte largohej me shpejtësi.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. M. është autor i dyshuar i 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 27 shkurt , me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 600 euro, shtetasit E.Ç.

Më datë 18 mars, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 65 mijë euro lekë, shtetasit A.P.

Më datë 18 prill , me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 800 euro, shtetasit P.P.

Më datë 18 korrik, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 700 euro, shtetasit A.G.

Më datë 21 korrik me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 500 euro, shtetasit S M.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz” që ky shtetas e përdorte për t’u larguar pasi merrte paratë e përfituara, të cilin e kishte braktisur në Sukth, Durrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore