Kosova

Vlora Spanca zgjidhet auditore e përgjithshme e Kosovës


Vlora Spanca

Vlosa Spanca është zgjedhur Auditore e Përgjithshme e Kosovës.

Në seancën e Kuvendit të së mërkurës, deputetët e kësaj legjislature i dhanë 67 vota për, 9 kundër dhe 1 abstenoi, duke i suguruar kështu mandatin për pesë vite në krye të institucionit të Auditimit në Kosovë.

Për të marrë këtë pozitë, Auditore e Përgjithshme e Kosovës, Vlosa Spanca u  propozua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Të zëshëm emërimin e Spancës në këtë pozitë e ka bërë fakti se ajo ka lidhje familjare me këshilltaren e Kryeministrit Albin Kurti, Valbona Mehmeti.

Auditorja e re e përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca është motra e këshilltares së Kryeministrit, Valbona Mehmeti.

Këtë e ka potencuar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kur morri fjalën në foltore.

“Mendoj që ka qenë një proces që lë shumë për të dëshiruar dhe për vetë faktin se personi i rekomanduar është motra e njërës nga këshilltaret e kryeministrit, Valbona Mehmeti, dhe një fakt të tillë e bën të pa pranueshëm”.

Tahiri shtoi se, “Lidhjet e tilla politike do ta dëmtojnë imazhin e këtij institucionit sado profesional që mund të jetë personi në fjalë”.

Ndërkaq, deputeti Armend Zemaj, ka thënë se fakti që motra e Spancës, Valbona Mehmeti është Zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, dhe sipas tij “ajo nuk duhet të marrë pozitën e auditores”, duke shtuar se një gjë e tillë “do t’ia humbte kredibilitetin këtij institucioni”.

“Duke marrë për bazë që motra e saj është këshilltare e kryeministrit dhe vepron në zyrën e kryeministrit të Kosovës mendoj që do të ishte një hendikep. Andaj që ky reflektim të jetë pozitiv pa nuanca negativiteti apo ballafaqimi pozitë – opozitë”, tha Zemaj.

Grupi parlamentar i LDK-së abstenoi në votimin e Vlora Spancës, për pozitën e Auditorit të përgjithshëm duke lënë të nënkuptohet se ishin kundër këtij emërimi.

Arta Bajralija nga LVV, nënkryetare e komisionit për mbikëqyrjen e financave publike bëri të ditur se komisioni që ajo udhëheqë i ka dhënë pëlqimin Vlosa Spancës për këtë pozitë.

“Komisioni për financa publike ka mbështetur propozimin përkatës lidhur me zgjedhjen e auditorit të përgjithshëm”, ka thënë Bajralija.

Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kandidati për auditor nuk zgjidhet vetëm nga një institucion. Sipas tij, ajo ka marrë pikët e nevojshme nga komisioni dhe Ambasada britaneze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore