Përballje

Vjen humbja e dytë radhazi për Juventus-in, mposhtet nga Sassuolo


Sassuolo e ka mposhtur Juventus-in me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e javës së 30-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte në përgjithësi e dominuar nga bardhezinjtë, por nuk patën raste konkrete për gol.

Sassuolo u rikthye më e fortë në pjesën e dytë dhe arritën të shënojnë, kështu duke marrë një fitore të madhe dhe të vlefshme.

Gregoire Defrel shënoi për vendasit në minutën e 64-të, derisa ishe inkuadruar në lojë në fillim të pjesës së dytë.

Në vazhdim, mysafirët tentuan disa herë për ta evituar humbjen, por ishte e kotë përballë një mbrojtjes së fortë të Sassuolo-s.

Vlen të ceket se paraqitje të mirë pati edhe Nedim Bajrami për Sassuolo-n në këtë takim, i cili luajti për 74 minuta.

Me këtë humbje, Juventus-i tashmë thuajse i ka të shuara gjasat për një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pasi që ngelet në kuotën e 44 pikëve në vendin e shtatë, nëntë pikë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Milan-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore