Shqipëria

Vijon vaksinimi për fasonët dhe operatorët turistikë, mbi 11 mijë doza Pfizer vijnë sot


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se çdo ditë vijon të rritet dhe të intensifikohet procesi i vaksinimit, ku të përfshirë janë edhe punonjësit e fabrikave me material porositës dhe ata në industrinë e turizmit.

Ministrja ka bërë me dije se janë mbi 6 mijë punonjës të këtyre industrive, të cilët e kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës. Pritet që të vijohet puna edhe për të tjerët.

Në gjithë Shqipërinë ndërkaq, janë mbi 600 mijë persona të vaksinuar. Ky numër vazhdon të rritet dhe të ketë një ritëm të lartë vaksinimi.

Për sa i përket sasisë së dozave, mbi 740 mijë kanë ardhur në Shqipëri. Kjo, edhe në përputhje me kontratat e paracaktuara me kompanitë apo shtete të tjera.

Ditën e sotme, pritet të mbërrijnë edhe 11 mijë e 700 doza të tjera nga Pfizer. Një pjesë prej tyre të kontraktuara drejtpërdrejt nga kompania. Pjesa tjetër, si dhuratë nga Bashkimi Evropian.

Dozat nga kompanitë e tjera pritet të vijnë në Shqipëri sipas kalendarit të paracaktuar.

Ministrja ka theksuar gjithashtu se po punohet për të kontraktuar të tjera doza nëpërmjet kontratave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore