Lajme

Vigjilje e hidhur 2022 për Hollywood-in, ndahet nga jeta ikona e kinematografisë


Ajo priste të kapte shekullin në moshë, por viti 2021 nuk ia lejoi këtë gjë edhe pse vdekja e saj nuk lidhet as me COVID-19 as me ndonjë sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Betty White, 99-vjeçarja e njohur për serialin e famshëm të viteve 80’, Golden Girls, është ndarë nga jeta vetëm pak javë përpara ditëlindjes së saj të 100-ë.

Sipas lajmeve të para të marra nga mediat amerikane, White ka vdekur si pasojë e shkaqeve natyrale.

Që me rënien e pandemisë në vitin 2020, ajo dilte nga shtëpia shumë rrallë. Sëmundje bashkëshoqëruese nuk kishte. Por 2021-i, e mori atë me vete në ditën e fundit të tij.

Fillimet e karrierës, Betty i pati në vitet 40’, në emisione radiofonike.

Më pas, në vitet 70’, ajo u fut në industrinë e filmit. Më së shumti, në komedi të njohura amerikane, si “The Mary Tyler Moore Show” e më pas edhe në komedinë e saj të njohur si “The Betty White Show”.

Ajo është fituese e një sërë çmimesh Emmy. Ndërsa, ndër paraqitjet e fundit në karrierë, i pati në filmin “Joker”, ku ajo bën një paraqitje të shkurtër, por ikonike, krah Joaquin Phoenix dhe Robert DeNiro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore