Lajme

Vetaksident në Klinë, vdes një person


Foto nga vendi i ngjarjes.

Të hënën, një person ka vdekur të hënën në fshatin Jashanicë të Klinë, si pasojë e një vetaksidenti.

Lajmin për Albanian Post e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 6:50, si pasojë e një vetaksidenti, ka vdekur një person në fshatin Jashanicë, në rrugën Klinë-Skenderaj. Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku është konfirmuar vdekja e tij”, tha Rugova për AP.

Ilustrim.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet, Rugova bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë duke qëndruar policia e trafikut.

Teksa sqaroi se rrethanat që kanë sjellur deri tek aksidenti janë kushtet atmosferike dhe shpejtësia.

Policia e Kosovës, ka raportuar edhe për vdekjen e një personi në Deçan.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se më 20 nëntor, policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në bjeshkën e fshatit Isniq-Deçan, e quajtur (Pleqe).

“Njё kamion ёshtё rrokullisur dhe si pasojё  dy (2) personat qё ishin nё kamion janё lënduar, tё lënduarit janё dërguar nё QKMF Deçan, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimës, ndёrsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor ёshtё liruar pёr nё shtëpi”, është thënë nga Policia.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, dhe rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore