Jetesë & Stil

Vesa Luma viziton vendlindjen pas dy vjetësh


Vesa Luma - Këngëtare

Pas më shumë se dy vjetësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka vendosur të vizitojë vendlindjen e saj.

Tashmë prej kohësh, Luma, është zhvendosur në Zelandë të Re, ku edhe ka nisur një jetë të re me bashkëshortin e saj, artistin, Big Basta si dhe djalin e tyre të vogël, Lianin.

Por, edhe pse në kontinentin australian, Luma, ka gjetur qetësi e një jetë më cilësore me familjen e saj të vogël, ajo jo rrallë herë e shpreh publikisht përmes rrjeteve sociale mallin që ajo ndjen për vendlindjen.

Ndërsa, kësaj radhe ajo është ndjerë shume e entuziazmuar teksa ka ndarë imazhe të djalit të saj, nga fluturimi për në Shqipëri, i cili zgjati jo më pak se 31 orë.

Fotografi e publikuar nga Vesa Luma në Instagram.

Vesa në llogarinë e saj të Instagram-it ka publikuar disa pamje nga ndalesat që kanë zhvilluar gjatë rrugës, teksa në fund ka ndarë me ndjekësit edhe momentin e parë kur e pa tokën shqiptare nga dritarja e avionit.

Fotografi e publikuar nga Vesa Luma në Instagram.

“Nuk mund ta besoj, kanë kaluar dy vjet”, mbishkroi Luma në foton e publikuar.

Herën e fundit që Vesa Luma ishte në Kosovë, ajo solli për publikun baladën “S’paska qenë e shkrume” në bashkëpunim me këngëtarin, Denik Prizreni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore