Jetesë & Stil

Vesa Luma përkujton babain në 20-vjetorin e vdekjes së tij


Vesa Luma - Artiste

Këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma, së fundmi ka kujtuar të atin e saj në 20 vjetorin e vdekjes së tij, ndërsa ka thënë se akoma kujton këshillat, mbështetjen e dashurinë e rezervuar nga ai.

Ylli i hitit “Amanet”, ka thënë të jetë krenare me të atin e ndjerë, ndërsa të gjithë dedikimin e ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë e Instagramit – aty ku Vesa numëron mbi 200 mijë ndjekës.

Fotografi e publikuar në Instagram nga Vesa Luma.

“Na mungon babai. 20 vjet pa ty! Sa shumë na ke munguar këto vite, vetëm ne e dimë. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kujtojmë çdo këshill, mbështetje e dashuri që kemi marr prej teje”, ka shkruar Vesa.

“Jam me fat e krenare të jem çika jote! Përgjithmonë do të jesh në zemrat e mendjet tona!”, ka shtuar ajo.

Por, se lidhja e saj me babain ishte shumë e fortë, e dëshmon akoma më mirë edhe kënga “Sa Mall”, brenda të ciliës, Vesa ka shprehur relatën e ngushtë me të atin.

“Lutem në Zot, përpara se unë të flej, të të përshëndes e të të them se sot më mungon si asnjëherë. Në rrugën tënde eci e lirë, si kujtim, si një premtim, si mund të të harroj..”, ishin disa nga vargjet në këngën “Sa Mall”, të publikuar në vitin 2016.

Kënga ishte pëlqyer nga publiku dhe kishte rezervuar komentet më pozitive, në ndërkohë që e publikuar edhe me video klip pa ngjyra, “Sa Mall”, aktualisht numëron mbi 100 mijë shikime në YouTube.

Ndryshe, Luma prej vitesh është zhvendosur në Zelandën e Re bashkë me bashkëshortin e saj, rep artistin, Big Basta dhe djalin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore