Përballje

Vendos goli i Ademit, Shkupi eliminohet nga Liga e Kampionëve


Skuadra shqiptare, Shkupi, është eliminuar në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve nga kampioni i Kroacisë, Dinamo Zagreb.

Përkundër se morën një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në Kroaci (2:2), kampionët e Maqedonisë së Veriut nuk arritën ta fitojnë ndeshjen në stadiumin e tyre, “Todor Proeski”.

Edhe pse zhvilluan një lojë shumë të mirë, Shkupi u mposht me rezultat 0:1, ku golin e vetëm e shënoi shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Arjan Ademi në minurën e 47-të.

Sa i përket rasteve, atë më të mirin e pati Xhelil Abdulla në pjesën e parë, por goditja e tij me kokë shkoi vetëm pak centimetra mbi shtyllë.

Ndërsa kroatët patën disa raste të mira, por mbrojtja dhe portieri i Shkupit nuk u thyen deri në fillimin e pjesës së dytë.

Vlen të ceket se edhe në posedimin e topit skuadra shqiptare ishte më e mirë, por kësaj radhe fati nuk ishte në anën e tyre.

Pavarësisht humbjes, Shkupi do t’i vazhdojë garat evropiane në Europa Leauge, ku do të luajë në raundin e tretë kualifikues kundër Shamrock Rovers.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore