Lajme

Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog, thotë Lajçak


Emisarin i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut Bedri Hamza, ka thënë se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog.

“Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut, prandaj unë mendon që vendimi për hapjen duhet të merret në dialog. Gjithçka është në dorën e dy palëve. Unë dua që hapja e urës të jetë kontribut për stabilitet”, tha ai para gazetarëve.

Ai ka vazhduar në këmbë për në veriun e Mitrovicës. Ndërsa në Shtëpinë e Evropës në Veri, Lajçak po takohet me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkaq pas takimit me diplomatin sllovak, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza në një prononcim për Albanian post, tha se kanë biseduar edhe për hapjen e urës.

“Kërkesa ime ishte që të bëjnë ndikimin e vet pozitiv që ura mbi lumin Ibër të jetë në shërbim të lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dy pjesëve të Mitrovicës, pa dallim. Kushdo që ka nevojë të ketë mundësi ta shfrytëzojë”, tha Hamza për Albanian post.

Dhe si përgjigje për këtë kërkesë, Hamza thotë se mori bekimin e Lajçakut.

“Ai e mori në konsideratë, do të bëjë përpjekjen e vet për të kontribuar në këtë drejtim dhe po presim të shohim. Ata janë të interesuar që të ketë progres në këtë proces, të ruhet qetësia, paqja dhe stabiliteti dhe të lëvizet me progres”, tha Hamza.

Ndër të tjera në këtë takim u bisedua edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Hamza deklaroi për AP se Lajçak i ka prezantuar disa dokumente, të cilat prodhojnë takime në ditët në vijim, për propozime të reja.

Hamza tha se u kujdes që Emisarin Lajçak ta njoftoj me të gjitha temat të cilat kanë në interes progresin, zhvillimin e Kosovës, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe zbatimin e ligjit.

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Bedri Hamza tregon për Albanian Post çka bisedoi me Lajçak-un: Na i prezantoi edhe disa dokumente

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore