Lajme

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe dhe reciprociteti i letërnjoftimeve, Raportuesi për Serbinë propozon ta fus në raportin e PE-së


Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik

Raportuesit për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, nuk iu miratua shtojca në raportin për Serbinë ku shpreh “keqardhje” për tensionet që u ngritën prej vendimit të qeverisë së Kosovës, në lidhje me targat ilegale serbe dhe konvertimin e tyre në RKS, si dhe vendimit për reciprocitet të letërnjoftimeve me Serbinë.

Vladimir Bilçik përmes një amandamenti të shprehur gojarisht tha se “Në lidhje me zhvillimet e fundit tensionuese në rajon që edhe vënë në pikëpyetje dialogun e fascilituar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës, propozoj që këtë amendament të shprehur gojarisht ta fusim në raportin për Serbinë, që pas paragrit 78 të shkruhet si vijon […]”

“[…] Shpreh keqardhje në lidhje me tensionet në rritje në lidhje me zgjidhjen e çështjes së targave dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, e rithekson nevojën kyçe që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen përmes dialogut Beograd-Prishtinë në mënyrë transparente, konsekuente, kohore dhe me mirëbesim”, u shpreh Bilçik.

Megjithatë, ishin më shumë se 38 deputet që e kundërshtuan atë shtojcë, dhe si i tillë ajo nuk u hodh as në votim. Ndër ta që u zgjua në këmbë kundër ishte edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore