Bota

Vendet perëndimore kanë “grumbulluar” vaksinat/Afrika mbetet mbrapa


Duket se Shteti i Afrikёs ende nuk po merret nё konsideratё pёr furnizimet me vaksina anti-Covid, pavarёsisht shtimit rasteve dhe varianti tё ri qё po prek kontinentin.

Ndërkohё, shtetet më të pasura po pёrpiqen tё grumbullojnë sa mё shumё doza dhe t’i japin përparësi popullatës së tyre.

Të hënën, Afrika e Jugut u furnizua me miliona doza të para të vaksinës Oxford/AstraZeneca dhe 500 mijё të tjerë pritet tё vijnё më vonë gjatё muajit.

Ministri i Shëndetësisë Zweli Mkhize deklaroi të hënën në një kanal mediatik vendas se, Afrika e Jugut ka porositur gjithashtu edhe 20 milionё vaksina të tjera përmes një marrëveshje me Pfizer/BioNTech dhe pret të blejë dhe 9 milionё të tjera nga Johnson & Johnson.

Duke u bёrё shteti i parё nё Afrikё qё furnizohet me sasi tё mёdha tё vaksinave anti-Covid.

Sipas një njoftimi mediatik, Seychelles ёshtё shteti i parë në Afrikën sub-Sahariane që filloi vaksinimin e popullsisë së saj.

Seychelles filloi vaksinimin me vaksinёn Sinopham të Kinës – duke synuar të bёhej shteti i parё që do të kishte 70% mbulim mes të rriturve.

Ishulli i Mauritius gjithashtu filloi vaksinimin e punëtorëve të vijës së frontit në 26 janar, pasi India dhuroi 100 mijё doza të vaksinave Oxford/AstraZeneca.

Në dhjetor, Guinea, në Afrikën Perëndimore, porositi 55 doza të vaksinës ruse Sputnik V dhe i dha dozat e para 25 zyrtarëve.

Sipas publikimeve tё Our World in Data, një faqe e pavarur statistikore e Universitetit tё Oxfordit, programet e imunizimit kanё filluar gjithashtu në Afrikën e Veriut, Marok dhe Algjeri.

Nga ana tjetёr, zyrtarёt e shёndetёsisё janё shprehur se Afrika ёshtё treguar e ngadaltё nё procesin e vaksinimit dhe ka të ngjarë të vonojё në arritjen e hapave.

Afrika e Jugut është vendi i prekur më keq nga Covid 19 në Afrikë. Janё rregjistruar gati 1.5 milionё raste deri më tani dhe më shumë se 45 mijё vdekje.

Ministria e shëndetësisë tha pёr CNN se, konkurrenca globale i detyroi të blejnё vaksinën e  Oxford/AstraZeneca nga Instituti Serum i Indisë (SII) me gati dyfishin e çmimit, 5.25 dollarë për dozë, paguar nga vendet e tjera më të pasura.

“Disa opsione të lira vaksinash janë në dispozicion për vendet afrikane për shkak të kërkesës së vazhdueshme globale, duke e lënë kontinentin prapa”, u shprehën zyrtarë, qeveritarë dhe organizata shëndetësore të tilla si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore