Lajme

Vdes një foshnje në QKUK, policia po e heton rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”


Ilustrim

Një foshnje e porsalindur ka vdekur, të enjten rreth orës 14:30, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur, se vdekjen e foshnjës së porsalindur e ka njoftuar një personi, i cili pasi ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.

Rasti nga Policia e Kosovës, është cilësuar si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport e Policisë së Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës gjithashtu bëhet e ditur se është arrestuar një person në Pejë, për dyshimin se ka dhunuar një të mitur, rast ky që kishte ndodhur më 4 nëntor të këtij viti.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje,

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur. Viktima femër kosovare e mitur, pas ekzaminimit është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore