Lajme

Varhelyi: Nevojitet vullnet i fortë për të adresuar rastet e nivelit të lartë të korrupsionit në Kosovë  


Oliver Varhelyi

Komisionieri Evropian për Zgjerim, Olivier Varhelyi, në një konferencë për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë se është diskutuar për çështjen e reformave të cilët po i bënë Kosova për të përfaruar kornizën e saj ligjore me atë të Bashkimit Evropian.

Këto reforma, sipas tij, jo vetëm që duhet të vazhdojnë, por edhe duhet të përshpejtohen.

“Kosova është shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit me BE-në, ju keni treguar zotimin tuaj jo vetëm me fjalë, por edhe duke u bashkuar rreth qëndrimit të BE-së në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë. Natyrisht kemi diskutuar edhe çështjen e reformave, kjo është edhe qëllimi i kësaj vizite”, ka thënë fillimisht Varhelyi.

Varhelyi ka bërë të ditur se në takim me Osmanin është diskutuar edhe për sistemin gjyqësor të Kosovës, të cilën Varhelyi e cilësojë si të ngadalshëm, jo efikas e të cenueshëm.

“Kemi raste të disa ndikimeve, kjo përbën edhe një sfidë të madhe. Kërkojmë zotimin e Qeverisë që ta përmirësojë gjitha praktikat gjyqësore, pra ato të jenë në pajtim me Gjykatën e Venecias”, ka shtuar ai.

Sipas Varhelyit gjithë në këtë mes nevojitet edhe një vullnet i fortë për të adresuar rastet e nivelit të korrupsionit të lartë.

“Ne kemi vërejtur që Kosova është në një fazë të hershme të luftimit të korrupsionit, por ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme”.

Ndonëse sipas Varhelyit, Kosova ka një ambient pluraliste për sa i përket punës së mediave, presioni ndaj tyre nuk mungon.

“Kemi edhe fushata dhe presion ndaj mediave, kjo duhet të ndalohet, mediat duhet t’i mbrojmë nga presioni”.

Varhelyi ka komentuar edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe ka përshëndetur arritjen e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.

“Është bërë një progres në vitin e kaluar tani është esenciale që të të dyja palët t’i zbatojnë të gjitha obligimet pa vonesa, sepse duhet të përshpejtojmë momentumin dhe të ecim përpara me zbatimin e Marrëveshjes sa më parë”, ka shtuar ai.

Osmani: Pas vonesave të gjata e të padrejta, nga viti i ardhshëm – Kosova do jetë me afër BE-së

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore