Lajme

Osmani: Pas vonesave të gjata e të padrejta, nga viti i ardhshëm – Kosova do jetë me afër BE-së


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me Komisionerin për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se ndonëse ende ka shumë punë për t’u bërë, Kosova ka bërë shumë hapa për ta sjellë vendin sa ma afër Bashkimit Evropian.

“Pas vonesave të gjata dhe të padrejta, nga janari i vitit të ardhshëm, Kosova do jetë me afër BE-së, meqë më në fundit do hyjë në fuqi vendimi për liberalizmin e vizave”, tha Osmani gjatë një konference për media.

Sipas saj, “sundimi i ligjit është prioritet i gjithë popullit të Kosovës”.

“I shpreh mbështetjen tonë BE-së për mbështetjen prej 6.5 milionë euro në mbështetje të synimeve tona për sundim të ligjit”, shtoi ajo.

“Mirëpresim edhe iniciativa tjera nga BE-ja, përshirë edhe bashkëpunimin e ngushtë me juve dhe agjencitë e tjera përkatëse në BE”.

Për Osmanin, edhe aplikimi i Kosovës për në BE është një rikonfirmimin i këtij angazhimi dhe i punës së institucioneve të Kosovës.

“Këtë angazhim Kosova për e vërteton për rezultatet konkrete. Vendi i ynë që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka qenë i bashkërenduar me BE-në dhe duke e mbështetur popullin ukrainas. Angazhimi i ynë për t’i forcuar institucionet tona ligj zbatuese janë prioritete për institucionet tona”, shtoi ajo.

Osmani ka kërkuar nga Varhelyi që “politika e zgjerimit të shihet si mundësia e vetme për një Evropë të lirë dhe në paqe”.

“Do vazhdojmë të punojnë për t’ia arritur qëllimit që të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian, sepse aty e kemi vendin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore