Lajme

Hamasi i jep dritën jeshile fazës së parë së marrëveshjes


Hamas i ka dhënë dritën jeshile fazës së parë të marrëveshjes për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve.

Kjo është raportuar nga një burim brenda organizatës, cituar nga transmetuesi izraelit “Channel 12”.

Më parë, gazeta izraelite “Haaretz”, duke cituar “zyrtarë të lartë” të Hamasit, kishte shpjeguar se lëvizja palestineze po kërkon garanci nga ndërmjetësit e përfshirë në negociatat indirekte me Izraelin, në mënyrë që shteti hebre të mos rifillojë luftimet pas lirimit të pengjeve.

“Sipas propozimit egjiptian, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë të angazhuar për një armëpushim, por Hamasi dëshiron të dijë nëse Izraeli do të rifillojë luftimet pasi të lirohen pengjet”, shton gazeta izraelite.

Gazeta saudite “Al Sharq” raportoi mëngjesin e sotëm se lëvizja islamike palestineze Hamas mund të pranojë “në orët e ardhshme” propozimin egjiptian për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore