Sport

VAR, Vlahovic dhe penalltitë ‘rrëzojnë’ Atalanta-n


Atalanta ka marrë një humbje surprizuese në Bergamo nga Fiorentina. Miqtë nga Firence kanë triumfuar me dy golat e Dusan Vlahovic-it.

VAR ishte protagonist absolut në ndeshje, duke ndërhyrë në tre raste, nga një penallti për secilin ekip dhe një gol të anuluar për Atalanta-n.

Berat Gjimshiti shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 13, por pas rishikimit në VAR, goli i shënuar nga qendërmbrojtësi i Shqipërisë u anulua.

VAR ndërhyri në minutën e 30 përsëri, duke akoruduar një penallti në favor të Vlahovic-it. Serbi e mori vetë përsipër penalltinë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Vlahovic-i do të ishte edhe autori i golit të dytë për Fiorentina-n dhe përsëri nga pika e bardhë e 11 metërshit, që kësaj radhe nuk u akordua nga VAR.

Në pjesën e dytë pati përsëri ndërhyrje nga VAR, por ishte në favor të Atalanta-s, që fitoi një penallti të marrë nga Robin Gosens. Penalltia u shndrua në gol nga Duvan Zapata në të 65 minutë.

Goli i kolumbianit Zapata ishte dhe goli i fundit në këtë takim. Minutat e mbetura prodhuan lojë, por jo ndryshim rezultati.

Me fitoren e arritur, Fiorentina shkon në kuotën e gjashtë pikëve pas tre ndeshjesh. Atalanta ka katër pikë pas tre ndeshjeve të para.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore