Përballje

Vajzat U19 të Kosovës nisin mbarë kualifikimet në Kampionatin Evropian


Kombëtarja U19 e Kosovës, në konkurrencën e femrave, ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Vajzat e reja të Kosovës kanë mposhtur me rezultat 0:3, 19-vjeçaret e Letonisë.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Dardanet e reja, të cilat që në minutën e dytë kaluan në epërsi me golin e shënuar nga futbollistja Xhemaj.

10 minuta më vonë vjen edhe goli i dytë për kosovaret, që realizuan përmes Bajramit.

Ndërsa golin e fitores e realizoi Fortesa Berisha në minutën e 70-të.

Kjo ishte ndeshja e parë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, derisa Kosova U19 gjendet e para në grup me këto tri pikë.

Përveç këtyre dy kombëtareve, në Grupin 5 bëjnë pjesë e Kroacia e Liechtenstein.

Ndeshjen e radhës, vajzat U19 të Kosovës, do ta zhvillojnë në shtëpi përballë Liechtensteinit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore