Shqipëria

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 62-vjeçari në Mirditë/ Posedonte armë pa leje


Policia e Mirditës ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila e kishte kallëzuar atë.

Konkretisht shtetasi Gj. Gj., 62 vjeç banues në fshatin Gëziq, Mirditë, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetasja F. Gj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, me leje, dhe një sasi municioni luftarak.

Shtetases F. Gj. iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore