Lajme

Ushtria izraelite konfirmon gjetjen e 1500 trupave të militantëve të Hamasit


Ushtria izraelite tha se rreth 1 mijë e 500 trupa të militantëve të Hamasit u gjetën në territorin izraelit, pasi, siç tha ajo, kishte fituar kryesisht kontrollin në jug të vendit.

IDF-ja “riktheu kontrollin e plotë” mbi kufirin në ditën e katërt të luftimeve pas një sulmi të papritur të paprecedentë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press”.

Zëdhënësi Richard Hecht tha se asnjë luftëtar i Hamasit nuk ka kaluar në Izrael që nga nata e kaluar, megjithëse infiltrimi mund të jetë ende i mundur.

Ajo çfarë është e qartë gjithsesi, është se këto shifra kanë një përputhje me atë çfarë mendohet se numri i të infiltruarve të Hamasit në territorin izraelit ka qenë fillimisht, si edhe që luftimet mes palëve brenda Izraelit nuk kanë ndaluar dhe vazhdojnë.

Diçka të tillë e bëri me dije edhe vetë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një interviste të jashtëzakonshme për shtyp, ku specifikoi se vendi i tij po përballej me luftën më të vështirë ndër dekada dhe se mobilizimi i plotë kërkohej për kalimin e saj.

Media izraelite: Trupat e 1500 militantëve palestinezë janë gjetur në territor izraelit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore