Lajme

Ushtarja kanadeze shpallet fajtore për drogimin e bashkëushtarëve


Ushtarja kanadeze shpallet fajtore për drogimin e bashkëushtarëve

Një ushtare kanadeze është shpallur fajtore pas akuzës për drogim të bashkëushtarëve të cilëve u ka shërbyer kekë me kanabis.

Sandra Cogswell, është dënuar pas tetë akuzave “për posedim të një substance të dëmshme”.

Rasti i saj ka shënuar herën e parë në Kanada që një ushtare të shpallet fajtore për shpërndarjen e kanabisit te kolegët pa pëlqimin e tyre.

Komandantja Sandra Sukstorf, e ka quajtur “tronditëse dhe të papranueshme”, veprimin e ushtares Cogswell.

Siç shkruan gazeta britanike “The Guardian”, Cogswell e cila ka shërbyer në ushtrinë kanadeze që nga viti 2011, ka punuar në mensë në një bazë ushtarake në Gagetown.

Ajo gjatë marrjes në pyetje nga policia ushtarake, kishte pohuar që ka përgatitur kekë me çokollatë por nuk ka pranuar të ketë shtuar edhe kanabis.

Megjithatë, provat kanë treguar se pesë ushtarë kishin rezultuar pozitivë për tetrahidrocannabinol (kimikati kryesor aktiv në kanabis).

Cogswell nuk u lirua nga akuzat për shkak se komandantja Sukstorf, ka përmendur mospërputhjet në deklaratat e Cogswell që i dha policisë duke mohuar veprimin e bërë.

“Ajo jo vetëm që i bëri kekët, por kishte qasje në marihuanën të cilën ajo e përdorte si një mjet gjumi”, ka thënë Sukstorf.

Ndërkohë, tre muaj pasi Cogswell u akuzua për përgatitjen e kekëve me kanabis, shteti kanadez tre muaj më vonë, në tetor të vitit 2018 legalizoi kanabisin për përdorim rekreativ.

Ushtarët në ushtrinë kanadeze tani lejohen të përdorin kanabis, por nuk lejohen ta bëjnë këtë të paktën 24 orë para se të përdorin një armë ose automjet dhe tetë orë para detyrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore