Sport

US Open/ Edhe Nadal eliminohet, nuk arrin në çerekfinale


Një nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit në botë, US Open, vazhdon të dhurojë spektakël, por edhe surpriza.

Numri 3 i botës, Rafael Nadal, është eliminuar nga amerikani Frances Tiafoe, që aktualisht mban vendin e 26-të në ranglistën botërore të tenisit.

Tiafoe eliminoi spanjollin në fazën e 1/8-ve të finales, duke e mposhtur me rezultat 3:1 në sete.

Një ndeshje e madhe që zgjati për 3 orë e 32 minuta, ndërsa vendimtar ishte seti i fundit pasi u luajt 1 orë e 2 minuta dhe u fitua nga 24-vjeçari amerikan.

Setin e parë Tiafoe e fitoi me shifrat 6:4, ndërsa Nadal barazoi në setin e dytë duke mundur Tiafoe-n me rezultat 4:6.

Reagimi i amerikanit përpara publikut të tij ishte fantastik, pasi dy setet e radhës i fitoi 6:4 dhe 6:3 për t’i shkaktuar humbjen e parë spanjollit në një Grand Slam në vitin 2022.

Tifao në çerekfinale do të përballet me rusin Andrey Rublev, i cili fitoi bindshëm 0:3 me sete përballë anglezit Cameron Norrie.

Të tre setet e kësaj ndeshjeje u fituan me shifrat 4:6, ndërsa përballja midis Tifao dhe Rublev do të zhvillohet me datë 7 shtator.

Çerekfinalen e preku edhe italiani Jannik Sinner, pasi mundi Ilya Ivashka me rezultatin 2:3.

Vendimtar ishte seti i fundin pasi katër të parat u mbyllën me rezultatet 1:6, 7:5, 2:6 dhe 6:4, ndërsa i riu nga Italia triumfoi 3:6 në setit final, për të shkuar në raundin tjetër.

Në çerekfinale, Sinner do të përballet me spanjollin Carlos Alcaraz, i cili mposhti kroatin, Marin Cilic me rezultat 2:3.

Një sfidë që zgjati afërsisht katër orë, dhe gjithçka edhe aty u vendos në setin e fundit ku spanjolli triumfoi me shifrat 3:6.

Ndërkohë, kujtojmë që më herët çerekfinalen e ka prekur edhe australiani, Nick Kyrgios, i cili shkaktoi befasinë më të madhe, duke e eliminuar numrin 1 të botës, Daniil Medvedev-in.

Ndërsa më mes tetë më të mirëve u kualifikuan edhe Matteo Berrettini, Casper Ruud dhe Karen Khachanov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore