Euro 2020

‘Urrejtja nuk do të triumfojë asnjëherë’


Në finalen e EURO 2020, Anglia u mposht me penallti nga Italia, duke humbur kështu mundësinë e parë për të prekur një trofe Europiani.

Sancho, Rashford dhe Saka humbën penalltitë e tyre, duke e bërë të pamundur arritjen te titulli.

Tifozët anglez, pa kësaj ngjarje, u përgjigjën në mënyrën më të keqe të mundshme.

Shumë nga ata drejtuan komente raciste ndaj Sancho-s, Rashford-it dhe Saka-s.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, kryeministri Boris Johnson dhe Federata e Futbollit kanë reaguar ashpër kundër këtyre komenteve.

“Si komunitet, duhet të veprojmë më mirë”, tha Sancho.

“Këta njerëz duhet të përgjigjen për ato që flasin”.

Deri tani, katër njerëz janë arrestua nga grupi i policisë sportive në Angli, e mijëra të tjerë po hetohen për komentet racistë në drejtim të tre futbollistëve.

Në postimin e parë që nga disfata, Sancho u shpreh “nuk është asgjë e re” për komentet raciste.

“Të gjithë lojtarëvë të rinjë që janë ballafaquar me këto abuzime, ju them mbajeni kokën lartë dhe vazhdoni të ndjekni ëndrrën”.

“Jam shumë krenar për këtë skuadër që kemi”.

“Dua t’iu falënderohem të gjithëve për mesazhet pozitive, që kanë eklipsuar ato negative”.

“Është krenari që të vesh këtë fanellë dhe të përfaqësojë Tre Luanët në mënyrën e duhur”.

“Nuk kam dyshim që do të kthehemi më të fort”, u shpreh Sancho.

Këtë periudhë, Sancho e konsideroi “më të keqen në karrierën e tij”.

Ai iu kërkoj falje të gjithëv për penalltinë e gabuar.

Për fund, ai tha që dashuria është gjithmonë më e fortë se urrejtja, dhe kjo e fundit “nuk do të triumfojë asnjëherë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore