Lajme

UP do iu mundesojë studentëve paraqitjen e provimeve pa pagesë


Universiteti i Prishtinës.

Studentët e Universitetit të Prishtinës për të paraqitur provimet për herë të dytë deri tani kanë paguar, por më 15 nëntor, Lëvizja Studentore për “Barazi Studim, Kritikë, Veprim”, ka kërkuar që kjo tarifë të hiqet.

Të martën po e njëjta organizatë, ka marrë konfirmimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që është hequr pagesa për të gjithë studentët.

“Më 15 nëntor, SKV ka dorëzuar në MAShTI kërkesën për heqjen e pagesave për ata që paraqesin provimet për herë të dytë e tutje. Sot, kemi marrë konfirmimin se këto pagesa janë larguar”, ka bërë të ditur kjo organizatë.

Universiteti i Prishtinës.

Kjo lëvizje studentore konsideron se ky proces do të lehtësoj procedurat administrative.

“Ky është një lajm tjetër i mirë për studentët duke i ofruar atyre mundësi të barabarta për t’iu nënshtruar provimeve dhe duke lehtësuar procedurat e tjera administrative”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që nga 1 tetori i këtij viti, studimet në nivelin Bachellor dhe atë Master në Universitetet Publike të mund të realizohen pa paguar asnjë taksë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur edhe shumën e kostos vjetore që do t’i kushtoj buxhetit të Kosovës pas vendimit.

“Lirimi nga pagesa do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 1.7 milionë euro për një vit, për shtatë universitetet publike”, ka thënë Nagavci.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore